Loading…

Afër 10 vjet burg për shqiptarin që e ka ngufatur gruan me fustanin e saj

  • 09/04/2017 | 10:21

Afër 10 vjet burg për shqiptarin që e ka ngufatur gruan me fustanin e saj

Gjykata e Landit në Regensburg, Gjermani, i ka shqiptuar dënimin me 9 vjet e tre muaj burg një shqiptari me shtetësi gjermane, shkruan tvaktuell.com.

Personi 46 vjeçar është dënuar për veprën penale goditje vdekjeprurëse, gjegjësisht mbytje me ngufatje të bashkëshortes së tij 37 vjeçare.

Vrasja ka ndodhur verën e kaluar, kur, gjatë një zënke në mes tyre, burri e ka marrë fustanin e saj dhe e ka ngufatur në qafë me të, transmeton albinfo.ch. Gruaja ka vdekur nga paralizimi i shkaktuar me këtë rast.

Në fillim të procesit, personi tashmë i dënuar kishte bërë një pranim gjysmak të veprës. Sikur mbrojtësi i tij ashtu dhe prokuroria kishin kërkuar një ulje të dënimit për këtë shkak. Por, trupi gjykues ka menduar ndryshe dhe i ka shqiptuar atij një dënim relativisht të lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë