Loading…

Aeroplani super luksozë që do ju lë pa mend (Foto/Video)

  • 06/05/2017 | 10:10

Aeroplani super luksozë që do ju lë pa mend (Foto/Video)

Boeing 787 Dreamliner kthehet ne aeroplan privat, mjaft luksoz sa të lë pa fjalë. Ai ndodhet në Aeroportin Stansted në Londër.


Në një vështrim të brendshëm tregohet pse avioni unik është një ekspozues. ‘Dreamjet’ nisi jetën e tij si një Beoing 787 Dreamliner, me një kapacitet 335 pasagjerë në fluturime komerciale.

 

 

Por avioni i stërmadh prej 220 m2 ka një transformim të madh luksoz për ta bërë avioni privat më të madh dhe më luksoz në botë. Mund të mbajë 40 pasagjerë, ka një studio argëtimi dhe studimi, një zonë të dedikuar për të ngrënë,  një dhomë gjumi në përmasat e një suite me dhomë veshje në bord.

Tualeti dhe dushi janë në stilin e një hoteli gjigant, të mbuluar nga brenda. Dhoma e gjumit ka një televizor 42 polsh, që bashkë me ndriçimin, dhe mbylljen e dritareve mund të kontrollohet nga pasagjerët.

I krijuar nga Kestrel Aviation Management, avioni luksoz ka qenë në punë që në 2009. Ai u ble nga një klient anonim aziatik, pasi u ekspozua në Gjeneve vitin e kaluar. Avioni mund të fluturojë për më shumë se 17 orë pa ndërprerje.

Nëse do të dëshironit të bënit një xhiro me të, do ju kushtonte shumë. Vetëm 20 mijë paund, nëse vendosni ta merrni një orë të marrë me qira.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë