Më 25 tetor të vitit që lamë pas, aeroplani i tipit C-5M Super Galaxy, i cili cilësohet si aeroplani më i madh nga ushtria amerikane, ka zbritur në aeroportin e Kosovës.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka postuar fotografitë nga aterrimi i aeroplanit më gjigant ushtarak në Kosovë.
Të njëjtin postim e ka bërë edhe sot, duke e kujtuar aterrimin e tij në Kosovë.
Në një rishikim të vitit 2016, ambasada ka ndarë sërish fotografitë e bëra nga fotografi amerikan P.Buhler në Kosovë.
“Ne mendojmë që këto fotografi duhet të shihen sërish”, shkruan në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA’së në Kosovë.