Loading…

Aeroplanët më të mëdhenj në botë

  • 01/01/2017 | 16:08

Aeroplanët më të mëdhenj në botë

Le t’ia hedhim një sy pesë aeroplanëve më të mëdhenj në botë deri në ditën e sotme, të cilët janë objekte shumë të mëdha fluturuese me të vërtetë mbesëlënëse, transmeton Gazeta Metro.


Çmimi i parë me të drejtë i takon objektit fulutues ukrainas Antonov An-225 Mriya për të cilin është  pranuar se është aktualisht aeroplani më i madh në botë.

aeromall1

Fluturimi i parë me këtë aeroplan është bërë më 21 dhjetor 1988. Antonov An-225 Mriya është konstruktuar posaçërisht për qëllime ushtarake, në mënyrë të veçantë për bartjen e anijes kozmike ruse, Buran që sillet në orbitë.

Gjithsej 6 inxhinierë janë angazhuar në ndërtimin e këtij aeroplani, i cili është më i rëndi në botë deri më sot: pesha maksimale bartëse e tij është më shumë se 640 ton. Sot ka vetëm një An-225 në shërbim.

aeromall2

Në vendin e dytë është Airbus A380F, i cili fluturimin e parë e ka realizuar më  23 prill 2005.

Ky aeroplan ka 525 vende dhe konsiderohet të jetë aeroplani më i madh në botë për bartjen e pasagjerëve. Me kuvertën e tij dyshe dhe trupin e gjerë me kapacitet të lartë, Airbus A380F është një objekt fluturues me të vërtetë i bukur dhe i fuqishëm.

747-8F First Flight

Vendi i tretë i takon Boeing-ut 747-8, i cili me  gjatësinë e tij prej rreth 77 metrash konsiderohet të jetë aeroplani më i gjatë në botë deri më sot.

Ky aeroplan i linjave  ndërkontinentale, me kapacitet prej 467 vendesh, ka një motor të kapacitetit të lartë, por me shpenzime efiçiente të karburantit, gjë që ia rritë kapacitetin bartës dhe mundëson fluturimin në distanca të mëdha.

aeromall4

Në mesin e top 5-shes është edhe një aeroplan nga familja Boeing. Bëhet fjalë për Boeing 747-400 ER, i cili ka evoluar me të madhe dhe është më i shituri.

Krahët e hapur të tij janë 64,4 metra. Gjatësia e përgjithshme – 70.6 m, ndërsa lartësia e bishtit – 19.4 m. Kapaciteti i tij është 524 ulëse për pasagjerë, ndërsa i gjithë enterieri është modern.

MIC_2080 ILA2008 – Antonov An124 Ruslan Salis

Në vendin e pestë është aeroplani ukrainas Ruslan An-124.

Deri më sot, Ruslani konsiderohet  të jetë aeroplani i mallrave i dyti më i rëndi në botë dhe objekti fluturues numër dy për bartjen e mallrave.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë