Loading…

Adriatik Kelmendi: Kjo parti do t’i fitoj zgjedhjet

  • 15/04/2017 | 12:40

Adriatik Kelmendi: Kjo parti do t’i fitoj zgjedhjet

Publicisti dhe analisti politik, Adriatik Kelmendi përmes një shkrimi autorial botuar në të përditshmen “Koha Ditore” ka bërë një parashikim të rezultateve zgjedhore.


Kelmendi në këtë shkrim ndër të tjera pret befasi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Sipas tij, PDK e drejtuar nga Kadri Veseli tepër të vështirë ta ruajë bazën e saj të deritashme votuese.

“Vetë ndërrimi në krye të partisë për herë të parë pas 17 vjetësh do të sjellë pashmangshëm një tkurrje. Edhe në zgjedhjet e fundit u pa se Kadri Veseli si kandidat për deputet kishte marrë më pak se një të tretën e votave të Hashim Thaçit”, shkruan Kelmendi.

Ai në këtë shkrim autorial, konsideron se PDK-ja më nuk mund të llogarisë edhe në figurat e fuqishme të terrenit, siç janë (ish-)kryetarët e komunave të Skënderajt, Kaçanikut, Klinës dhe Prizrenit – të cilët gjithmonë kanë vlejtur si figura që kanë mbledhur vota për partinë – si dhe që të ketë koalicion me të gjitha partitë “e vogla”.

“Fillimi i ri” i prezantuar si parafushatë e Veselit vështirë ta bindë dikë, meqë PDK-ja ka qenë me rolin më të rëndësishëm në qeverisje në Kosovë për 15 vjet.

Gazetari ka një vlerësim interesant për partinë e drejtuar nga Mustafa.Ai konsderon se, LDK-ja, duke qenë për herë të parë si udhëheqëse e qeverisë, me Isa Mustafën si kryeministër, ndonëse ka treguar seriozitet në politikat ekonomike dhe vendosjen e disa vijave të kuqe në këtë fushë, ka dështuar ta promovojë punën te masa.

Keqmenaxhimi në temat më të përfolura si ato të demarkacionit dhe asociacionit, ka kthyer disa njerëz kundër kësaj partie.

“Gjithashtu, duke qenë e sulmuar nga shumë fronte – përveç opozitarizmit partiak më të ashpër të parë ndonjëherë, por edhe nga “deputetët e rebeluar” brenda partisë dhe nga partneri i koalicionit – e ka vështirë ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, prej 25 përqindësh”, shkruan Kelmendi.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, pritet të jetë kapitalizuese e pezmit të mbledhur qytetar, si partia më e zëshme opozitare.

“Edhe pse vazhdon të vuajë nga disa struktura brenda subjektit, të cilat te qytetarët shpesh kanë sjellë habi se kush është LVV-ja me të vërtetë (FER-istët dhe të sapoardhurit që u votuan shumë në zgjedhjet e fundit, bërthama e hershme e partisë e identifikuar me Kurtin dhe Molliqajn, apo “përforcimet nga Shqipëria” që jashtë partisë njihen më tepër për deklarimet ofenduese sesa për tjetër), partisë së udhëhequr zyrtarisht nga Ymeri i shkon për shtati të qenit e vetmja e mossprovuar në pushtet qendror”, shton ai.

Ndërkaq, sa i përket AAK-së e Nismës, Kelmendi pos që konsideron se këto dy parti kanë një bazë stabile të votuesve, ato do të mund të rriten edhe për shkak të ndaljes së Ramush Haradinajt në Francë.

“Teksa bashkimi i AAK-së me NISMA-n për Kosovën, dy subjekte që kanë dëshmuar për struktura të qëndrueshme votuesish, gjithashtu mund t’i çojë ato për herë të parë në mbi 15 për qind. Këtu natyrshëm do të ndihmojë edhe përkrahja dhe emocioni që ka krijuar momentumi i ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë me fletarrestim të Serbisë, kombinuar me opozitarizmin e theksuar. E nëse arrijnë që brenda koalicionit ta marrin edhe AKR-në e ringjallur të Pacollit, kjo do të mund të rriste tutje përkrahjen”, shkruan ai.

Ndërkaq, thotë se Pacolli, vetë me subjektin e tij politik, ka gjasa reale që kësaj radhe ta kalojë pragun zgjedhor dhe të gjejë basene votuesish te grupet të cilat kryesisht janë zhgënjyer me luftën e ashpër dhe shpesh joparimore që ka parë përgjatë kësaj legjislature Kuvendi. Teksa Alternativa e Kusari-Lilës dhe Dedës, Kelmendi konsideron se me fare pak aktivitet, në sondazhet e para ka arritur të dalë jo keq, që mund të jetë një sinjal se nëse do të rriten me ofertë dhe me aktivitet, do të mund të arrijnë sukses edhe vetë, por sidomos nëse bashkohen në ndonjë koalicion parazgjedhor.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]t
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë