Loading…

Adriana Matoshi e lë 7 minuta pa pauzë Konjufcën, lexon gjëra interesante

  • 03/06/2021 | 14:13

Adriana Matoshi e lë 7 minuta pa pauzë Konjufcën, lexon gjëra interesante

Deputetja Adriana Matoshi ka folur në Kuvendin e Kosovës në seancën e sotme që i dedikohet arsimit edhe pse kryetari Glauk Konjufca insistonte që deputetët të shkonin në pauzë.


Fjala e saj ishte rreth 7 minuta.

“Ne të zgjedhurit e popullit duhet të mblidhemi për të debatuar e ofruar zgjidhje. Por, është e rëndësishme që debati të mos devijojë në akuza të mbrapshta,” – lexoi ajo deklaratën e saj.

“Arsimi në vendin tonë në këto 20 vitet e fundit ka qenë një tregim jo i suksesshëm. Për këtë keni tashmë edhe konfirmime nga raporte ndërkombëtare,” – tha ajo duke përmendur raportin e PISA-s, përcjell Periskopi.

“Ne duhet të flasim edhe për cilësinë e mësimdhënies që ka nevojë të përmirësohet,”

“Anë e kënd Kosovës jeton një talent që përfundon duke studiuar atë që nuk e do e duke punuar atë që nuk e pëlqen fare,” – vazhdoi fjalën e saj ajo.

Matoshi ka denoncuar edhe delinkuencën e fëmijëve, përdorimin e cigareve dhe substancave narkotike e sidomos marihuanë.

Ajo i kërkoi ndihmë edhe opozitës që t’i ndihmojnë në çështjen e arsimit me thënien: “Ai që e ka prishur, e din zgjidhjen.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë