Loading…

Adoleshentët që tymosin kanabis vetëm një herë në javë, rrezikojnë gjashtëfish zhvillimin e skizofrenisë sipas studimit të ri

  • 02/02/2022 | 15:16

Adoleshentët që tymosin kanabis vetëm një herë në javë, rrezikojnë gjashtëfish zhvillimin e skizofrenisë sipas studimit të ri

Hulumtuesit zbuluan se tymosja jo e shpeshtë e kanabis njëjtë sikur e përditshmja bartë rrezik të lartë të shfaqjes së skizofrenisë tek adoleshentët ka pretenduar një studimi i ri. Ekspertët kanë paralajmëruar se është vitale që adoleshentët t’i shmangen kësaj droge deri sa truri i tyre ende zhvillohet, transmeton Gazeta Metro.


Hulumtuesit në Karaibe kanë pranuar më shumë se 590 dokumente që kanë shqyrtuar përdorimin e kanabis tek fëmijët e grupmoshës 12 deri në 18 vjeç.

Tymosja e kësaj droge në frekuenca të ulët vjen me të njëjtin rrezik të shtimit gjashtëfishtë të shfaqjes së çrregullimit mendor, njejtë sikur tymosja e përditshme. Shkalla e skizofrenisë në të dy grupet ishte krahasuar me jo tymosësit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se është vitale që adoleshentët t’i shmangen kësaj droge deri sa truri i tyre ende zhvillohet.

Shifrat e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë kanë zbuluar se përdorimi  i kanabis në grupmoshën 16 deri 24 është shtuar në Angli dhe Uells, ku 32.6 për qind e kanë pranuar se kanë tymosur në 2020, në krahasim e 30.2 për qind më 2016.

Këtyre të dhënave i janë shtuar edhe se pranimet në spitalet psikiatrike janë shtuar në mesin e përdoruesve të kanabis për 74 për qind që prej se kjo drogë ishte dekriminilazuar në Skoci.

Vitin e kaluar një shifër rekord prej 1263 pacientëve në Skoci kishin kërkuar trajtim për çrregullime mendore të fajësuara kanabisit, përfshi skizofreninë.

Ky hulumtim i botuar në revistën Journal of Clinical Psychology, përfshinte 591 studime nga 2010 dhe 2020 rreth përdorimit të kanabis tek adoleshentët anekënd botës.

Aty klasifikohen përdoruesit e kanabisit në dy grupe: përdorues me frekuencë të ulët – që tymosin dy herë në javë apo më pak – dhe përdorues të frekuencës së lartë – që tymosin përditë apo gati çdo ditë. Sipas analizave statistikore, ku krahasohen gjasat e këtyre grupeve në zhvillimin e skizofrenisë me adoleshentë që asnjëherë nuk kanë tymosur këtë drogë.

Gjasat e shfaqjes se një çrregullimi mendor ishin gjashtë herë më të larta se në të dy grupet, sipas hulumtuesve. Ata nuk kishin theksuar periudhën e shfaqjes të këtyre çrregullimeve pas tymosjes.

Ka tendencë të shfaqjes në meshkujt në fund të dekadës së dytë apo herët në të 20’tat, dhe në fund të 20’ve dhe herët në të 30’tat në gra – megjithëse mund të shfaqet në secilën moshë për të dy gjinitë.

Një studim amerikan kishte zbuluar se pranimet për psikoza të ndërlidhura me kanabis janë 2.5 herë më të larta në zonat ku kjo drogë ishte e legalizuar.

Një raport i shifrave zyrtare të shërbimit kombëtar shëndetësor britanik tregon se pranimet psikiatrike të përdoruesve të kanabis janë dyfishuar nga 1191 më 2015’n në 2067 vitin e kaluar.

Me gjithë studimet e shumta që ndërlidhin kanabisin me çrregullimet mendore, shkencëtarët ende nuk kanë mundur të sesi e shkakton këtë gjendje. Derisa ka studime të tjera që sugjerojnë se vetëm kjo drogë mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar çrregullime serioze mendore.

Një studim tjetër i vitit 2014 i hulumtuesve në Harvard rreth përdorimit të kanabis me dhe pa histori të skizofrenisë në familje kanë sugjeruar se kanabisi nuk shkakton skizofreninë vetvetiu. Rreziku i shfaqjes i çrregullimit ishte më i lartë tek ata me një histori të tillë në familje, pavarësisht përdorimit të kanabis./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë