Loading…

Adnan Januzaj për dy ditë lojtar i lirë, e kërkon me ngulm klubi i Serisë A

  • 28/06/2022 | 22:06

Adnan Januzaj për dy ditë lojtar i lirë, e kërkon me ngulm klubi i Serisë A

Adnan Januzaj është një nga lojtarët që do të jetë i lirë pas dy ditësh, pasi futbollisti belg ka vendosur të largohet nga Real Sociedadi, pasi nuk ka arritur marrëveshje me bardheblutë për rinovimin e kontratës.


Janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e 26-vjeçarit, mes tyre edhe Napoli.

Ekipi italian, i drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti, mësohet se ka pasur kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit shqiptar, që përfaqëson Belgjikën në rang kombëtaresh. Synimi i Januzajt është të provojë fatin në Serinë A dhe ai po e vlerëson propozimin e napolitanëve. Në vitet e para të karrierës së profesionit luajti në Angli, më pas në La liga.

Që kur iu bashkua Sociedadit në verën e vitit 2017 nga Manchester United, Adnan Januzaj ka shfaqur ulje-ngritje për sa i përket paraqitjes në fushë, diçka që me sa duket nuk e shqetëson aspak Luciano Spallettin. Trajneri italian mendon se mund t’i marrë më të mirën mesfushorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë