Loading…

Admir Shala ua ndalon alkoolin prokurorëve (Video)

  • 04/02/2017 | 19:01

Admir Shala ua ndalon alkoolin prokurorëve (Video)

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha se nuk do të lejojë pirjen e alkoolit nga prokurorët.


Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala, i cili ia zuri vendin kryeprokurorit të deritanishëm Sylë Hoxha, është zotuar se do jetë i pakompromis dhe nuk do tolerojë kurrfarë sjelljesh të pahijshme, apo shkelje të kodit të etikës nga ana e prokurorëve që i ka nën urdhrat e tij

Ai këtë deklaratë e dha në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar mbrëmë,kur shpalosi edhe planet e tij për menaxhimin dhe ndryshimet që synon t`i bëjë në Prokurorinë e Prizrenit gjatë mandatit katërvjeçar si kryeprokuror.

“Prioritet imi është që kodi i etikës duhet të respektohet maksimalisht. Qoftë gjatë orarit të punës, apo gjatë jetës private, sepse ne përfaqësojmë institucionin edhe pas orarit zyrtar të punës”, deklaroi kryeprokurori zgjedhur i Prizrenit Admir Shala.

Ai ka thënë se nuk të tolerojë çfarëdo sjellje të pahijshme dhe se prokurorët i kanë premtuar atij që nuk do të pinë alkool gjatë orarit të punës.

“Ata më kanë premtuar që nuk do të pinë, por nuk besoj që ka pasur shumë raste”, ka thënë kryeprokurori Shala, transmetoi “Drejtësia në Kosovë”.

Pjesën e emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin flet kryeprokurori Admir Shala mund ta shikoni këtu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë