Loading…

Adisi është gjithçka që kam kërkuar në jetë: Nuk do të lodhem kurrë së shkruari për të

  • 01/10/2022 | 12:00

Adisi është gjithçka që kam kërkuar në jetë: Nuk do të lodhem kurrë së shkruari për të

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raci-Fifi krahas një karrierë të suksesshme muzikore tërheqë vëmendje edhe me jetën e saj private.


Që kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi ka gjetur dashurinë dhe prej muajsh po shijon një romancë me Adis Patushin.

Dyshja janë pothuajse të pandashëm dhe ai qëndron pranë këngëtares edhe në performancat e saj dhe mbrëmjet muzikore.

Ndërkohë dashurinë që ndjenë për të, krijuesja e hitit “Diell” nuk heziton ta shfaq edhe përmes postimeve të ndryshme.

Rëndësinë që Adisi ka për të, Fifi e ka treguar edhe gjatë një pyetësori që këngëtarja ka zhvilluar me fansat në Instagram.

Këngëtarja e pyet nga një fansa se a ndihet e plotësuara me Adisi, teksa Fifi iu përgjigj duke thënë se ai është personi më i mrekullueshëm që ka takuar ndonjëherë.

“Është gjithçka që kam kërkuara në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar.. nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë.. vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers”, ishte përgjigja e Fifit.

Ndryshe, sa i përket muzikës këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri “Trauma” që pritet të publikohet së shpejti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë