Loading…

Adios Zizou: Zidane largohet nga Real Madrid

  • 27/05/2021 | 12:23

Adios Zizou: Zidane largohet nga Real Madrid

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit, Zinedine Zidan, që kaloi një sezon të trazuar në Madrid duke mos ja dalë të fitoj asgjë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një komunikate mbretërorët e Madrid njoftuan publikun për largimin e trajnerit francez.

“Real Madrid njofton se Zinedine Zidane ka vendosur ta përfundoj fazën e tij si trajner i klubit tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Zidane dështoi të fitonte trofe me Real Madrid këtë sezon. Ai e mbylli sezonin në La Liga në pozitën e 2’të, ndërsa në UEFA Champions League, u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale.

Largimi i tij ishte paraparë nga opinioni publik pas pakënaqësive të shprehur në disa raste nga vet trajneri i tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë