Loading…

Adem Mikullovci përplaset me Milaim Zekën: Po e akuzon VV’në për rrugaçëri, vet po përdor gjuhë rrugaçi

  • 25/05/2017 | 22:27

Adem Mikullovci përplaset me Milaim Zekën: Po e akuzon VV’në për rrugaçëri, vet po përdor gjuhë rrugaçi

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka argumentuar ashpër me kandidatin për deputet të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka.

Në Televzionin Klan Kosova, Zeka ka akuzuar rëndë Vetëvendosjen, duke i quajtur anëtarët e saj “rrugaqë, anarkistë, njerëz që thyejnë xhama” e që shkaktojnë probleme të tjera, shkruan Periskopi.

I ashpër ka qenë Mikullovci ndaj Zekës, duke thënë se nuk e lejon Zekën t’i drejtohet me këtë gjuhë derisa ai është i pranishëm në studio.

Madje, Mikullovci tha se nëse vazhdon me këtë gjuhë Zeka, mund ta lëshojë edhe emisionin.

“Milaim, kur unë jam këtu nuk pranoj këso bisede. Ti që po e akuzon VV-në për rrugaçëri, pikërisht ti po përdor gjuhë rrugaçi”, ka thënë Mikullovci, i irrituar nga Zeka.

Më pas, Mikullovci iu drejtua Zekës duke i thënë “Vetëvendosje është e fortë dhe nuk mundeni me ndal në asnjë mënyrë.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë