Loading…

Adem Grabovci deklarohet për zgjedhjet e parakohshme

  • 05/04/2017 | 14:27

Adem Grabovci deklarohet për zgjedhjet e parakohshme

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Qeveria aktuale është stabile dhe nuk ka arsye të shkohet në zgjedhje. 

Mirëpo, i të njëjtit mendim nuk është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

I kontaktuar nga Indeksonline, ai ka theksuar se në rast të mos përmbushjes së obligimeve dhe mos marrjes së përgjegjësive në mënyrë serioze, zgjedhjet padyshim se janë të nevojshme.

“Kur merr obligime dhe përgjegjësi për realizimin e obligimeve atëherë ato duhen realizuar. Në rastin konkret koalicioni qeverisë lidhur me proceset që janë duke u zhvilluar, duhet të dëshmojë vetveten dhe t’i arsyetojnë përgjegjësit që i kanë marrë para qytetarëve të Kosovës dhe t’i arsyetojnë ato në mënyrën e duhur nga udhëheqja e institucioneve”, ka thënë Grabovci.

Sipas deputetit të PDK-së, zgjedhjet mund të mbahen në përputhje me afatet ligjore pra kushtetuese por në momentin kur institucionet nuk funksionojnë, jeta institucionale bllokohet atëherë zgjedhjet mund të jenë e vetmja zgjidhje.

“Kosova nuk mund të mbetet peng i dëshirave të minoritetit serb, por Kosova duhet të ecë përpara, të funksionojë jeta në Kosovë që është në interes të gjithë qytetarëve, madje edhe të atyre serb dhe kurrsesi nuk lejohet që një grup njerëzish të instrumentalizuar nga Beogradi, me politikë dashakeqe nga Beogradi karshi Kosovës, që proceset jetike për vendin si demarkacioni dhe asociacioni por edhe krijimi i Ushtrisë të mbeten peng në përjetësi. Duhet edhe njëherë e mirë të kuptojnë minoriteti serb, të fillojnë të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë sepse Kosova është shteti i tyre, shtëpia e tyre dhe vendi i tyre”, ka shtuar Grabovci, shkruan Indeksonline.

Ai thotë se Lista Serbe është e obliguar me përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës të arsyetojë dëshirën për të krijuar kushte më të mira për jetën e tyre, për zhvillimin ekonomik dhe në kuadër të këtyre hyjnë, demarkacioni, asociacioni dhe krijim ii ushtrisë nëse duan krijim të jetës më të mirë dhe më të sigurt.

Ndryshe duhet përkujtuar që prej shumë muajsh, demarkacioni dhe asociacioni vazhdojnë të jenë dy ndër temat më të “zvarritura” në vend kështu duke mos u arritur procedimi i tyre në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë