Loading…

Adem Grabovci: 40 vite të plota punova për të mirën e këtij populli, nuk i mohova të drejtat e askujt 

  • 03/01/2020 | 11:16

Adem Grabovci: 40 vite të plota punova për të mirën e këtij populli, nuk i mohova të drejtat e askujt 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i akuzuar në rastin “Pronto”, Adem Grabovci, ka deklaruar ditë më parë se dënimi moral e publik veçse është kryer, shkruan Gazeta Metro.

Grabovci i cili sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ky vendim vjen për shkak të mungesës së fakteve se ai ka kryer ndonjë nga veprat që po akuzohej.

Ai në fjalën e tij përfundimtare me 30 dhjetor, 3 ditë më herët ka thënë se dënimi publik e moral veçse është kryer dhe se pafajësia e tij është vërtetuar edhe nga fjalët e prokurores speciale, që sipas tij në shumë raste ka rënë në kundërshtim me vetën.

“Dënimi publik, moral veç është kryer, ndërsa këtu e tri vite unë kam heshtur, jo pse s’kam pasur se çfarë të them, por sepse kam dashur të besoj në institucionin përkatës edhe kam besuar në të drejtën, çka u vërtetu edhe këtu gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor edhe nga vet fjalët e prokurores,, qoftë në fjalën hyrëse, qoftë në përfundimtare, se në shumë raste ka rënë në kundërshtim me vetveten”, ka thënë Grabovci.

“Edhe në fjalën hyrëse kam kërkuar që të paktën të më bëni nder vetëm një njeri, një dëshmitar që të mund të thotë që ia kam mohuar të drejtat dikujt, unë atëherë do të isha dakorduar, por kjo nuk është dëshmuar dhe nuk do të dëshmohet kurrë. Unë e them me bindje të thellë se unë gjatë tërë jetës sime, i kam 40 vite të plota aktivitet që kam punuar me përkushtim, për të mirën, mirëqenien e këtij populli, nuk e kam pritur që një institucion i vendit tim të më akuzojë se unë i kam shkelur të drejtën dikujt. Kam pritur nga prokuroria të më tregojë se cilin ligj e kam shkelur”, ka thënë Grabovci../gazetametro.ne

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë