Loading…

‘Adele koncertin e anuloi, striptizin jo’: Heq sytjenat dhe vallëzon e dehur

  • 11/02/2022 | 16:08

‘Adele koncertin e anuloi, striptizin jo’: Heq sytjenat dhe vallëzon e dehur

Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma kur u zhvesh në sytjena dhe u fut në skenë për të bërë striptizëm, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.

Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail.

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Aëards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në emisionin “Graham Norton” e veshur me të njëjtin kostum, ku foli për suksesin e saj të madh në Brit Awards këtë javë.

Pasi ndoqi shfaqjen striptiste nga këndi VIP i klubit të natës, Adele vendosi që të përfshihej në shfaqje, duke u ngritur në skenë për t’u afruar te tubi, ndërsa publiku i pranishëm brohoriste.

Në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Aëards 2022, këngëtarja e hitit “Easy On Me” ishte një nga artistet më të vlerësuara, pasi fitoi tri çmime të rëndësishme.

Ajo fitoi në kategorinë “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për albumin ‘30’.

Pasi fitoi çmimin “Artisti i vitit”, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër”, duke iu referuar kështu faktit se shfaqja kishte eliminuar kategoritë gjinore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë