Loading…

AccuWeather publikon parashikimin për verë: Arrijnë të nxehtë sketërror e stuhi shkatërruese

  • 25/05/2019 | 18:12

AccuWeather publikon parashikimin për verë: Arrijnë të nxehtë sketërror e stuhi shkatërruese

Shërbimi meteorologjik AccuWeather ka publikuar parashikimin e madh për verën që po vjen për tërë Evropën, transmeton Gazeta Metro.


Siç paralajmërojnë, pjesën më të madhe të Evropës e kërcëkojnë valë të rrezikshme të nxehtit, deri sa në Evropën juglindore e në Ballkan priten stuhi.

Deri sa pjesa më e madhe e Evropës do të jetë nën goditjen e motit të thatë dhe valëve të rrezikshme të nxehtësisë, pjesën më të madhe të Ballkanit e kërcënojnë stuhi të shpeshta me rrufe. Kjo vlen sidomos për rajonin e Dalmacisë, por edhe pjesët kontinentale të Kroacisë. Adriatikun verior, Kroacinë e Sllavoninë e kërcëojnë pirudha të gjata të nxehtësisë së madhe dhe valë nxehtësie, transmeton Index.hr.

“Ndonëse pjesë të Ballkanit nuk do të jenë imune ndaj valëve të nxehtësisë, nxehtësia ekstreme do të jetë e kufizuar”, shkruan AccuWeather.

Stuhi të rrezikshme kërcënojnë rajonin nga Greqia e deri në Serbi, Rumaninë e Bullgarinë, por edhe pjesë të Adriatikut.

“Këto stuhi do të sjellin shumë rrufe, përmbytje rrëke dhe erëra orkani si dhe breshër”, tërheqin vërejtjen meteorologët.

Këso stuhish priten më së shpeshti gjatë orëve të pasdites e të mbrëmjes. “Rreziku më i madh vjen nga erërat orkanike, breshri e vërshimet rrëke”, thuhet në parashikimin për Ballkan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë