Acari siberik që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës lindore dhe rajonin tonë ka zbritur temperaturat thellë nën vlera mesatare.
Prishtina Ëeather bënë të ditur se temperatura minimale e regjistruar sot në aeroportin e Prishtinës ishte -26C, transmeton gazetametro.net.
Në Shqipëri temperaturat minimale sipas PË u luhatën nga -18C në Peshkopi, deri në -9C në Vlorë. Në Tiranë zbriti në -10C, kurse në Durrës -9C.
Në Maqedoni, vendi më i ftohtë ishte Berova me -28C, kurse në Shkup -21C. Në Serbi minimalja u regjistrua në Sjenicë -27C, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë në Bjellashnicë -27C.
Më poshtë në hartë janë paraqitur temperaturat minimale të raportuar nga stacionet meteorologjike dhe aeroportet e rajonit. /gazetametro.net