Loading…

Acari në Shqipëri, ngrica në liqene (Foto)

  • 10/01/2017 | 10:11

Acari në Shqipëri, ngrica në liqene (Foto)

Në Shqipëri, ngricat vazhdojnë të shkaktojnë probleme. Qytetarë të shumtë raportojnë për vështirësitë që po hasin në këto ditë acari të pazakontë për vendin.


Një qytetar ka raportuar këtë mëngjes nga “Qafë Gjashta” e Sarandës, duke sjellë foto nga rruga me ngricë dhe ende pa u hedhur kripa, raporton Top Channel.

Ndërsa një qytetar tjetër nga veriu i vendit raporton për ngricat që janë shfaqur mbi ujërat e liqenit të Shkodrës.

I gjithë vendi po përjeton temperatura ekstreme, që kanë çuar deri në ngrirjen e tubacioneve të ujit të pijshëm.

Gjatë natës së kaluar, temperatura më e ulët u regjistrua në -15 gradë celsius nga matjet zyrtare në qytetin e Peshkopisë,  i cili mbetet dhe qyteti më i ftohtë i javës polare në Shqipëri. /gazetametro.net

shqiperia-2

shqiperia-brenda

shqiperia-brendaa

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë