Loading…

AC Milan mposhtet sërish, rrezikon Ligën e Kampionëve

  • 03/05/2026 | 20:44

AC Milan mposhtet sërish, rrezikon Ligën e Kampionëve

Dy ndeshje radhazi pa fitore për Milanin që deri para pak xhirove ishte në luftë për titullin kampion, kurse sot e ka rrezikuar seriozisht edhe top-4shen në Serie A.


Kuqezinjtë u mposhtën në udhëtim 2:0 nga Sassuolo, në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian. Domenico Berardi kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes. Gjithçka mori kthesë tjetër për mysafirët, kur Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 24-të, duke lënë Milanin me një lojtar më pak në fushë.

Kjo fitore e ngrit Sassuolon në pozitën e nëntë me 49 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Milani mbetet me 67 pikë në vendin e tretë ku e ndjek nga afër Juventus me vetëm dy pikë larg, që gjithashtu ngeci duke barazuar me Hellas Verona të dielën e duke mos shfrytëzuar rastin për t’u shkëputur nga Como që barazoi të shtunën.

AS Roma do t’i afrohej në tre pikë Milanos nëse mposht të hënën Fiorentinën në Stadio Olimpico.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë