Loading…

Abrashi: Ne nuk do të ankohemi, por do t’i përmbushim premtimet

  • 14/10/2017 | 17:39

Abrashi: Ne nuk do të ankohemi, por do t’i përmbushim premtimet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, në një tubim me qytetarë, ka shpalosur të shtunën projektin e tij “Lagjen Tophane”, që është pjesë e projektit të tij qeverisjen e komunës së Prishtinës në 4 vitet e ardhshme.


Abrashi ka kërkuar mbështetjen e banorëve të kësaj lagjeje më 22 tetor, për ta çuar në shtëpi qeverisjen aktuale të Komunës së Prishtinës, e cila, sipas tij, jo vetëm që nuk ka përmbushur premtimet e para katër viteve, por nuk është marrë fare me nevojat e qytetarëve të Prishtinës.

“I keni të shkruara këto që po themi ne se do t’i realizojmë. Nëse nuk bëjmë më shumë sesa këto që po premtojmë, ne japim llogari. Ne nuk do të ankohemi, por do të punojmë”, ka thënë Abrashi, sipas të cilit, mbështetja e banorëve të Lagjes Tophane më 22 tetor është e rëndësishme për fitoren e tij dhe LDK-së në komunën e Prishtinës.

“Plani jonë bazohet në kërkesa reale dhe konkrete të banorëve, të cilat ne i kemi përfshirë në projektin tonë për qeverisjen e Prishtinës. Ka qenë kërkesë e banorëve lirimi i trotuareve nga transportuesit e mallrave dhe ne e kemi përfshirë në planin tonë. Po ashtu, shqetësimin për dukuritë delikuente përreth objekteve shkollore ne kemi menduar ta zgjidhim duke aplikuar masa shtesë sigurie dhe vendosje të kamerave”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka theksuar se Prishtina, para katër viteve ishte më e pastër sesa është sot. “Ne do t’i mirëmbajmë më mirë rrugët e kësaj lagjeje dhe krejt Prishtinës dhe do të vendosim kontejnerë për mbeturina. Deponinë ilegale te Bahollët ne do ta heqim, sepse ajo nuk e ka vendin aty dhe është keq që kjo punë nuk është kryer”, ka thënë Abrashi.

Ai ka premtuar edhe zgjidhjen e problemit të kanalizimit për rrugën “Vushtrria”, hapjen e një çerdhe publike për fëmijët e lagjes, disa parqe të vogla për banorët, transport urban për banorët e lagjes, zgjidhjen e problemit të parkingjeve për banorët e kësaj lagjeje dhe vendosjen e pengesave në rrugë, për të evituar rrezikun gjatë qarkullimit të automjeteve.

Ai ka thënë se qeverisja që ai do ta drejtoj do të bashkëpunojë me qytetarët për secilën kërkesë që ata do të kenë në të ardhmen, në mënyrë që të shtohet cilësia e jetesës për banorët e kësaj lagjeje dhe krejt Prishtinës.

Abrashi ka premtuar funksionalizimin e Bashkësive Lokale, duke theksuar se qeverisja e tij do të punojë me strukturat përfaqësuese të banorëve për të evidentuar kërkesat, ndërsa do të punojë me të gjithë faktorët për të gjetur mënyrat më të mira për zgjidhjen e tyre.

Prandaj Abrashi ka kërkuar nga banorët që përveç tij si kandidat për kryetar komune, banorët e kësaj lagjeje të përzgjedhin edhe nga një kandidat të listës së LDK-së për asamble komunale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë