Loading…

Abdullahu tregon tri veprime të VV’së që LDK’ja duhet t’i kundërshtojë menjëherë

  • 15/10/2019 | 11:44

Abdullahu tregon tri veprime të VV’së që LDK’ja duhet t’i kundërshtojë menjëherë

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se LDK’ja duhet të kundërshtojë qasjet e VV’së si ajo për shtyerje të bisedimeve, dialogu me serbët e Kosovës dhe reciprocitetin, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abdullahu thotë se LDK duhet t’i kundërshtojë deklaratat e VV’së që dialogu nuk ka nevojë të fillojë menjëherë.

Ndërsa si veprim jo të mirë, e cilëson edhe reciprocitetin e paralajmëruar nga të dy partitë, për të cilin thotë se do të shkaktonte më shumë dëme se taksa 100 përqind.

“Shtyrja e dialogut – SHBA-t thonë që dialogu të filloj menjëherë, VV konstaton se nuk kemi pse të nxitojmë. Dialogu me serbët e Kosovës – Përpjekje për të anashkaluar shumicën e tyre që është legjitimuar me vota në zgjedhjet e fundit, por duke mos ofruar asgjë ndryshe dhe konkrete asnjëherë deri më sot për këtë komunitet. Reciprociteti – I paralajmëruar në vend të taksës do të shkaktoj dëme edhe më shumë se taksa, pos tjerash duke përkeqësuar edhe më shumë raportin me partnerët ndërkombëtar të cilët kërkojnë që ajo të pezullohet.

LDK në vend se t’i kundërshtoj këto, me qasjen e saj hezituese vazhdon ta ndihmoj VV dhe prioritet ka numrin e ministrive”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Abdullahu edhe në një kolumnë më herët për Gazetën Metro, kishte shkruar se VV dhe LDK si parti kanë dallime qenësore, duke përfshirë këtu edhe qasjen që kanë ndaj partnerëve ndërkombëtarë si SHBA./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë