Faton Abudallhu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se me organizimin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës, po tregohet se qytetarët serbë po detyrohen të zgjedhin Lindjen e jo Perëndimin, përcjell gazetametro.net
Ky është publikimi i tij i plotë:
Zgjedhjet në Serbi ende me nyjën e pazgjidhur
Kosova ende do ta mbajë Serbinë në Lindje
Edhe me rastin e zgjedhjeve të sotme në Serbi, Kosova është ajo që do të ndikoj shumë që Serbia të mbetet më shumë Lindje e të bëhet më pak Perëndim. Për aq sa nuk ka pasur përkrahje nga BE, SHBA dhe NATO për politikat e saja ndaj Kosovës, Serbia do të rifreskoj, forcoj e begatoj, raportet me Rusinë. Dhe për aq sa është kështu, qytetarët e Serbisë edhe sot janë të shtrënguar që për të ardhmen e shtetit të tyre të zgjedhin më shumë Lindje e më pak Perëndim. Çmim i shtrenjtë për qytetarin e thjeshtë të Serbisë për të paguar agonin e determinuar nga gënjeshtrat historike. /gazetametro.net