Loading…

Abdullahu: Kuvendarët e Kosovës nuk dëgjuan miqtë ndërkombëtarë

  • 10/05/2017 | 16:45

Abdullahu: Kuvendarët e Kosovës nuk dëgjuan miqtë ndërkombëtarë

Këshilltari i kryeministrit në largim, Faton Abdullahu, ka reaguar pas vendimit të rrëzimit të Qeverisë Mustafa.


Abdullahu, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se shumica e kuvendarëve të Kosovën vendosën ndryshe nga ajo çfarë kanë rekomanduar, miqtë ndërkombëtarë.

”Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?

Shumica e kuvendarëve të Kosovës vendosi ndryshe nga ajo që kanë rekomanduar drejtpërsëdrejti miqtë tanë ndërkombëtar, sidomos SHBA-t dhe Gjermania.

Pse ?

A ishte ky vetëdijesim shtet-ndërtues i kuvendarëve tanë për ta refuzuar involvimin e ndërkombëtareve në stilin “boll ma e dimë ne çka është më e mirë për Kosovën”.

A ishte kjo pjekuri politike dhe insitucionale për të vendosur tashmë vet pa ndihmën dhe sugjerimin e tyre?

Apo ishte diçka krejt tjetër.

Kur qytetarët ta kuptojnë këtë realitet si duhet, do të vendosin më kollaj se kujt dhe pse duhet t’i jepet vota në zgjedhjet e reja”, ka shkruar Abdullahu në facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë