Loading…

Abdullahu godet Selmanajn: Mos fol me gojë kur s’ke nevojë

  • 20/06/2017 | 11:43

Abdullahu godet Selmanajn: Mos fol me gojë kur s’ke nevojë

Ish-zëdhënësi i Mustafës, Faton Abdullahu i ka reaguar anëtarit më të ri të LDK-së Driton Selmanajt, pasi ky i fundit tha se do të largohet nga LDK nëse ky subjekt bën koalicion me PDK-në.


Abdullahu e ka sulmuar Selmanajn, duke ia kujtuar atij se ka njëfarë rendi tjetër në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e jo sikurse ai që është mësuar Selmanaj në emisionin ‘Click’ ku për një kohë të gjatë ka shërbyer si analistë i zhvillimeve politike.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtori i Mustafës mohon kategorikisht mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në.

Kurse dje gjatë mbrëmjes, deklaratës së Selmanajt i reagoi përmes një postimi në Facebook edhe kryeministri në largim Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se subjekti i tij, është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale.

“As me kutinë e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, u shpreh Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë