Loading…

Abdixhiku u drejtohet votuesve të tij: Këtë besë nuk do ta shkeli asnjëherë

  • 15/06/2017 | 21:34

Abdixhiku u drejtohet votuesve të tij: Këtë besë nuk do ta shkeli asnjëherë

Ekonomisti Lumir Abdixhiku, që siç po raportohet është në mesin e 5 personave më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i është adresuar votuesve të tij.


U ka garantuar se nuk do ta shkelë besën për një Republikë më të mirë.

Ky është adresimi i plotë i Abdixhikut:

Votuesve të mi,

Ju faleminderit secilit!

Raportet preliminare që po m’i përcjellin vullnetarët nga strukturat tona, më japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe që kam marrë nëpër gjithë Kosovën – nëpër të gjitha fshatrat, nëpër të gjitha qytetet, nëpër të gjitha regjionet. Ju faleminderit nga zemra secilit. Më keni dhënë më të vlefshmen, besimin tuaj!

Një mbështetje e tillë përkundër kohës së shkurtë në LDK e politikë – veç tri javë – më jep shtytje shumë në rrugën që kam marrë. Mbi të gjitha, më ngarkojnë me një barrë e përgjegjësi të madhe. Këtë barrë, këtë përgjegjësi, këtë besë, s’do ta shkeli asnjëherë, për asnjë çmim. Do të barti me nderë shumë fjalën dhe zërin tuaj për një Republikë më të mirë.

Punë e madhe na pret përpara. Bashkë, kemi me ja dale. Ju faleminderit secilit!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë