Loading…

Abdixhiku tallet me deklaratën e Haradinajt: Ju që keni ikur në Bllacë nuk keni të drejtë të hetoni hajnitë, vetëm t’i paguani taksat

  • 20/08/2018 | 23:12

Abdixhiku tallet me deklaratën e Haradinajt: Ju që keni ikur në Bllacë nuk keni të drejtë të hetoni hajnitë, vetëm t’i paguani taksat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili akuzoi ish-prokurorin Elez Blakaj që kinse gjatë luftës ka ikur në Bllacë.


“LOGJIKA E KAPJES: Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra – tē gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar – ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni! Ju nuk keni të drejtë as të hetoni hajnitë, as të kërkoni drejtësi, as të vëni në pyetje krimet e mashtrimet. S’guxoni të bëni një gjë të tillë. Ju nuk keni të drejtë të shkolloheni e bëheni një ditë prokurorë, as të edukoheni për gjyqtarë; ju keni të drejtë veç të paguani taksa – të cilat ua marrim më vonë. Herë 40 e herë 50 milionë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Kryeministri Haradinaj e ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

Ai nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë