Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes sërish ka reaguar lidhur me refuzimin e 6 deputetëve për votimin e Bekim Sejdiut si president të vendit, përcjell Gazeta Metro.
Ai 6-shen e VV-së e ka akuzuar duke thënë se vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
“Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj! Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses. Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka shkruar ai.
Të martën, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Kujtim Shala dolën kundër votimit të Bekim Sejdiut për president, pasi, sipas tyre, ata nuk janë konsultuar paraprakisht për këtë vendim të Abdixhikut./gazetametro.net