Loading…

Abdixhiku shpalos programin e LDK’së për luftën kundër korrupsionit

  • 29/05/2017 | 13:13

Abdixhiku shpalos programin e LDK’së për luftën kundër korrupsionit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpalosur programin e kësaj partie për luftimin e korrupsionit.


Abxhiku duke renditur disa pika për luftën kundër korrupsionit ka thënë se keqpërdorimi i parasë publike, tenderomania e skemat e arbitrazhit të ndërmarrjeve publike, kanë bërë Kosovën vend të korrupsionit e krimit ekonomik,

Ky është publikimi i plotë i Abdixhikut:

LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT

Keqpërdorimi i parasë publike, tenderomania e skemat e arbitrazhit të ndërmarrjeve publike, kanë bërë Kosovën vend të korrupsionit e krimit ekonomik.

Në programin tonë, ndër të tjerash, ne kemi paraparë:

– Kalimin e plotë të kontraktimit publik në Prokurim Elektronik me qëllim të shmangjes së keqpërdorimeve financiare nga secili proces tenderues.

– Aprovimin e Ligjit Anti-Mafia me qëllim të trajtimit të pasurive të krijuara nga keqpërdorimi i parasë publike.

– Hetimi, vlerësimi dhe strukturimi i ndërmarrjeve publike me qëllim të parandalimit të skemave gjyqësore me kosto milionëshe.

Lufta ndaj tenderomanisë e korrupsionit ka me qenë prioriteti i angazhimit tim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë