Loading…

Abdixhiku: Se pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur

  • 30/06/2022 | 22:15

Abdixhiku: Se pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se kryeministri, Albin Kurti, përfundoi i papërgatitur në tavolinat dialoguese me palën serbe pasi nuk e kishte prioritet.


Abdixhiku, në Rubikon në Klan Kosova, vlerësoi se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.

“Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”.

“Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën se si po e portretizojmë vetën para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO, e punë e madhe se çfarë do të mendoj Serbia”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova, njofton Klankosova.tv.

“LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo, jo palëve përfaqësuese. Kurti as nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, tha Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë