Loading…

Abdixhiku premton mbështetjen e LDK’së: E përkrahim aplikimin në Këshill të Evropës

  • 12/05/2022 | 17:11

Abdixhiku premton mbështetjen e LDK’së: E përkrahim aplikimin në Këshill të Evropës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, është hap i domosdoshëm për vendin.


Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shtuar se LDK-ja do ta mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike.

“Aplikimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i domosdoshëm për shtetin tonë dhe integrimin e synuar drejt familjes euroatlantike. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar se, LDK-ja si anëtare e EPP-së do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj komunikuese për këtë çështje.

“Si anëtarë të EPP-së, ne do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet komunikuese tona në këtë drejtim. Prandaj sot, menjëherë pas aplikimit zyrtar, kam nisur një letër në drejtim të Presidentit të EPP z. Donald Tusk. Në këtë letër kam kërkuar mbështetjen e parezervë të familjes sonë evropiane për aplikmin e Kosovës; mbështetje e domosdoshme në Komitetin e Ministrave e në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – aty ku deputetët e EPP-së përbëjnë grupin më të madh politik sot”, ka shtuar i pari i LDK-së.

Me tej ai ka shtuar se LDK beson se anëtarësimi i Kosovës në KE, forcon demokracinë si dhe ndikon në stabilitetin rajonal për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Këtë mesazh do ta përcjellë edhe nga afër në Kongresin e radhës së EPP-së që do të mbahet këtë muaj në Rotterdam. Aty unë dhe LDK do të kemi rastin e adresimit me fjalë e të takimeve me udhëheqës shtetëror e liderë të partive anëtare të EPP-së nga e gjithë Evropa. LDK beson se anëtarësimi ynë në Këshill të Evropës forcon demokracinë tonë, siç dhe ndikon në stabilitetin rajonal për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë