Deputeti i LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se presidenti Thaçi po fol për korigjimin e kufijve pasi ka frikë nga Gjykata Speciale.
Abdixhiku ka thënë se ideja e presidentit Thaçi në lidhje me kufijtë vjen pas frikës nga Gjykata Speciale, duke aluduar se mund të jetë njëri nga të akuzuarit, njofton gazetametro.net.
“Nuk po bazohem në fakte (në atë që po e them), por në supozime të bëra në bazë të rrethanave të krijuara, nuk besoj se një individ pa ndonjë hall dhe zor të madh, mund të fus në diskutim territorin e shtetit të vet”.
“…Por këtu nuk është në pyetje vetëm territori, por kontestohet edhe subjektiviteti ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës, deklarata e Pavarësisë së Kosovës, deklarata e GJND-së, e kështu me radhë. Unë e kam thënë se njëra prej rreziqeve që i vjen Thaçit është ajo e Gjykatës Speciale, dhe këtu derivon edhe interesi (Thaçit) për të diskutuar”, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku duke thënë se me prekjen e kufijve të Kosovës, vihet në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës./gazetametro.net