Loading…

Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë, në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale

  • 30/06/2022 | 22:04

Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë, në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është duke pasë njohur se si funksionon ekonomia e një shtetit.


Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Kurti është duke menaxhuar krizën ekonomike duke shpërndarë shtesa si masë mbështetëse për qytetarët.

“Tragjedia më e madhe këtu është se këta e kanë reduktuar problemin ekonomik në transaksione prej buxhetit në politika sociale, kaq është ekonomia e tyre. Kur i përmendke masat sot ky njeri fliste për skema sociale dhe më pas për zhvillim”.

“Kështu bëhet kryeministri i parë në botë në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale, për të ekonomia është i marrim disa pare prej buxhetit dhe i shpërndajmë tek njerëzit, kaq mendon. Po të ishte kaq e thjeshtë kjo punë s’do të kishte nevojë për kryeministër e marrim një kontabilist që do t’i shpërndante para nga buxheti i shtetit tek qytetarët. Kështu ekonomia nuk bëhet, as nuk bëhet duke ngritur paranoja tek bizneset”,ka thënë Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë