Loading…

Abdixhiku ka një thirrje për Vjosa Osmanin, thotë se diplomacia po përfundon në veri

  • 08/06/2023 | 22:05

Abdixhiku ka një thirrje për Vjosa Osmanin, thotë se diplomacia po përfundon në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abixhiku, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të ketë qëndrim të qartë për situatën në veriun e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Abdixhiku ka alarmuar se çështja e Veriut nga diplomacia po bartet në siguri. Sipas tij kjo përbën rrezik për Kosovën.

Ai kërkoi që presidentja të ketë qëndrim ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, pasi sipas tij Osmani është presidente dhe duhet t’i ruajë raportet me aleatët.

”Presidentja e vendit duhet të ketë qëndrim të qartë politik dhe të marrë veprime në riparimin e marrëdhënieve me aleatët tanë sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe zëri i popullit në këtë rast është që këto relacione të ruhen pa ndonjë dallim”, ka thënë Abdixhiku në T7.

Kryetari i LDK-së ka shprehur kritika edhe për kryeministrin Albin Kurti, që sipas tij po dështon në qeverisje.

“Nuk kam pritur asnjëherë, por tani kjo është fushatë. Ai është në kërkim që të jetë martir politik. Sepse ka parë që nuk është gjendje ta zhvillojë shtetin në asnjë sferë”, tha Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë