Loading…

Jemi të vetmit që kemi prodhuar plan program për këtë fushatë

  • 31/05/2017 | 22:35

Jemi të vetmit që kemi prodhuar plan program për këtë fushatë

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka komentuar planprogamin e këtij subjekti politik që synon fitoren.


Ai thotë se kanë ndërtuar një program që i përgjigjet orientimit filozofik të LDK-së dhe koalicionit.

“Në princip jemi të vetmit që kemi prodhuar plan program për këtë fushatë dhe i cili ka arritur të koordinojë në formë të shkruar orientim strategjik për 4 vitet e ardhshme, por që ka pika programore tjera për një kohë më afatgjate që parashihen edhe për mandatin e dytë pasi ekonomia nuk është shkop magjik që i ndryshon gjërat brenda katër viteve”, është shprehur në Debat D, Lumir Abdixhiku.

Flet edhe për sektorin privat, duke thënë se për ta ky sektor është qenësor për zhvillimin ekonomik, pasi siç u shpreh ai duhet të jetë gjenerues për hapjen e vendeve të reja pune.

“Ne kemi orientuar programin drejt të rinjve në Kosovë meqenëse ata përbejnë pjesën më të madhe të qytetarëve. Është e natyshme që të flasim për këta të rinj”, shtoi ai.

Abdixhiku tha se programin e tyre rëndësi i kanë dhëne edhe pjesë fiskale dhe poashtu edhe vet  funksionimit të qeverisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë