Loading…

Abdixhiku i reagon Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës: Të enjten në seancë do ta kundërshtojmë këtë paralajmërim skandaloz

  • 18/01/2022 | 19:17

Abdixhiku i reagon Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës: Të enjten në seancë do ta kundërshtojmë këtë paralajmërim skandaloz

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka reaguar Qeverisë në lidhje paralajmërimin e sotëm sa i përket propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës elektrike, transmeton Gazeta Metro. 


Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se presin që çdo deputet I përgjegjshëm në Kuvend ta kundërshtojë këtë vendim, duke thënë se nuk mund ta lejojnë një dëm të tillë.

“Në fillim thanë s’kemi krizë. Më pas i dhanë 100 milionë euro për blerje të energjisë. Para të buxhetit të shtetit që mund t’i përdornim shumë më mirë. Tani kemi edhe krizë, edhe 100 milionë më pak, edhe shtrenjëtim të energjisë. Papërgjegjësia kushton. Reagimi i vonshëm kushton. Dhe dy javë nga sot, këtë padituri e papërgjegjësi të Qeverisë, përtej 100 milionëshit të djegur tashmë, do ta paguajnë më shumë se gjysma e familjeve kosovare në faturat e tyre mujore të energjisë. Për çdo muaj në vijim, një e treta e pagës mesatare në Kosovë do të shkojë për energji. Tani kjo është krizë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tha se ky është shtrenjtimi më i lartë i energjisë elektrike në gjithë historinë e Kosovës.

“Përveç se po paguajmë shtrenjtë, përveç se familjet po diskriminohen pa ndonjë kriter logjik, nuk ka as plan e as ide për një zhvillim strategjik afatgjatē energjetik. Vendime të vonshme dhe zgjidhje skandaloze – ky është epilogu i paaftësisë. Jam i bindur, natyrisht, se edhe këtë herë do të gjejnë një fajtor diku në 20 vjet. Por s’ka gjë që mund ta mbulojë këtë jokompetencë. S’ka gjë që mbulon barrën financiare që po ja vënë familjeve kosovare”, ka thënë në fund ai.

Më poshtë reagimi i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë