Loading…

Abdixhiku alarmon: Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë, Kurti në gjumë

  • 24/03/2023 | 12:51

Abdixhiku alarmon: Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë, Kurti në gjumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka alarmuar se si Trusti është duke humbur nga gjysmë milion euro në ditë ndërkohë që Qeveria ende s’ka marrë ndonjë veprim për të caktuar Bordin drejtues të kompanisë për kursimet pensionale, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku thotë se që nga muaji janar e deri më sot për 36 milionë euro ka ndodhur zhvlerësim i fondeve.

Kreu i LDK-së thotë se pavarësisht kësaj humbjeje “popullistët po e vazhdojnë rehatinë” dhe “gjumin”.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.

Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë