Loading…

Abazovic zihet ngushtë: Prezent në festën e Kishës serbe bashkë me banditët e Putinit

  • 26/02/2022 | 22:17

Abazovic zihet ngushtë: Prezent në festën e Kishës serbe bashkë me banditët e Putinit

Zv/kryeministri në detyrë njëherazi edhe kandidati potencial për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazovic, është zënë ngushtë nga një foto që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale, ku shihet prezent në festën e Kishës serbe, shkruan Gazeta Metro.


Gazetari Malazez, Ljubomir Filipovic, përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë foton ku Abazovic shihet në festë, e në të cilën janë të pranishëm edhe Banda motoriste fashiste ruse ‘’Ujqërit e Natës’’ që i prin famëkeqi Alexander Sergeivich Zaldostanov me nofkën ‘’kirurgu’’.

Filipovic, ka pyetur Dritan Abazovic se çka po kërkon në një festë me ekstremistët çetnik.

‘’Dritan a është kjo foto e mbrëmjes së sotme? Nëse po, çfarë bëni me ekstremistët çetnik? Ujqërit e natës ruse dhe organizatat ekstremiste të kishës? çfarë është kjo, Jo Marovic, Milos Konatar?’’, ka shkruar Filipovic bashkangjitur me foton.

Grupi fashist ”Ujqërit e Natës” dje publikoi një video përkrahëse për ambiciet fashiste të presidentit rus Vladimir Putin dhe në fund brohorasin edhe në mbështetje të ambicieve fashiste serbe për Kosovën.

Filipovic shpërndau edhe një video, ku grupi dëgjohen duke kënduar këngë fashiste serbe, e aty pranë shihet edhe Abazovic. Në këto këngë si zakonisht përmendet edhe Kosova./gazetametro.net

Më poshtë videoja:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë