Loading…

Abazovic ofron që të pajtojë Kurtin me Vucic, por duhet zbatuar atë që është zotuar së pari tha ai

  • 27/03/2023 | 16:28

Abazovic ofron që të pajtojë Kurtin me Vucic, por duhet zbatuar atë që është zotuar së pari tha ai

Kryeministri teknik malazez Dritan Abazovic nga SHBA ku gjendet në vizitë sikur të ishte pjesë e një delegacioni serb ofroi që takimi i radhës i nivelit të lartë të Dialogut Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Abazovic tha se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë dhe mbështesë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Madje shtoi se Mali i Zi luan rolin e pajtuesit në rajon, deklaratë goxha arrogante kur dihen telashet në vet shtetin fqinjë pikërisht nga influenca destabilizuese serbe dhe ruse poashtu.

“Nuk jemi pjesë e dialogut por besoj se paraqet një zgjidhje të mirë dhe të dobishme si për Serbinë dhe për Kosovën. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha shtetet fqinje dhe kemi vullnet që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre, përfshi edhe mbështetjen logjistike” ka thënë Abazovic për portalin Pavlovic Today, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Ai madje shtoi se ka ofruar që Mali i Zi të jetë nikoqiri i raundit të ri të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se më e rëndësishmja është që ujdia të zbatohet.

“Por që të ndodhte kjo, ata duhet t’i përmbahen asaj që janë pajtuar” tha kryeministri teknik malazez e theksoi se duhen përmbajtur nenet e aneksit të implementimit përfshi ato që Serbia nuk duhet të bllokoj Kosovën në anëtarësim të organizatave ndërkombëtare dhe që Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./gazetametro.net

Djuric ia plotësoi dy dëshira t’fëmijërisë së Abazovic, të bëhej ‘basketbollist dhe serb’

URA e Abazovic rreshtohet pas kandidatit pro-serb për president të Mali të Zi, siç pritej

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë