Loading…

Abazovic ia shiti Malin e Zi një organizate terroriste si Kisha Ortodokse Serbe dhe Rusisë, tha politikani serb Nenad Canak

  • 19/08/2022 | 18:38

Abazovic ia shiti Malin e Zi një organizate terroriste si Kisha Ortodokse Serbe dhe Rusisë, tha politikani serb Nenad Canak

Ish deputeti opozitar serb Nenad Canak, i njohur për politikat liberale dhe kundërshtinë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, që e ka vlerësuar si një kolonë të pestë të Rusisë, nuk i kurseu të sharat për kryeministrin malazias Dritan Abazovic, dhe jo për herë të parë. Nenad Canak është një prej politikanëve shumë të rrallë serb që njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ish deputeti serb Canak nuk është kursyer fare në kundërshtinë që e ka me kryeministrin malazias Abazovic, i cili më parë e kishte fyer Canak si një person që me ‘500 euro blihet dhe flet çfarë të ju duhet’.

Canak kishte porositur se Abazovic e ka dëshmuar në disa raste se është “armik i Malit të Zi të pavarur, demokratik europian”.

“Dritan Abazovic është një hajn i thjeshtë dhe fundërrinë. Njeri i pandershëm, i pabesë dhe pa ndjenja për rrethin tij” tha Canak.

Ai i ka komentuar edhe pretendimet e Abazovic se ai paguhet me 500 euro për deklarata në media, Canak tha se janë gjepura dhe e akuzoi Abazovic si vegël ruse dhe të Kishës Ortodokse të Serbisë.

“Rrencit të gjithë të tjerët rrenca i duken…Kur dikush është i korruptuar, ai mendon se të gjithë janë të atillë. E kjo është tërësisht e qartë se ai në mendjen e tij nuk di ndryshe vetëm se të paguhet për angazhimin e tij politik. Mund vetëm ta paramendoj sesa është paguar që, nëse mua më ka vlerësuar se 500 kushton ta ofendoj, sa është paguar ai ta shesë Malin e Zi si shtet dhe t’i japë eksterritorialitet një organizate terroriste që vepron në Mal të Zi. Para se gjithash mendoj në agjenturat ruse. Sa më përket mua Dritan Abazovic, jo vetëm që është rrenc por një leckaman nga i cili Mali i Zi duhet të çlirohet sa më parë” theksoi lideri i partisë serbe Lidhja e Socialdemokratëve të Serbisë, Nenad Canak për portalin malazias CDM.

Sipas Canak, Abazovic është turpi më i madh për malaziasit e ndershëm të të gjitha etnive, malaziase dhe shqiptare, serbe, kroate e të gjithë atyre që jetojnë në Mal të Zi e që duan të jetojnë në një vend demokratik.

Rreth pretendimeve se Canal kishte lëshuar sallën në Potocari kur duhej të mbante fjalim Abazovic, lideri i LSV tha se në Srebrenicë nuk dëshironte të dëgjonte fare se çfarë kishte për të thënë ai në atë vend.

“Pasi përpos heshtjes dhe pyetjes së sinqertë që njeriu mundet vetëm vetes t’ia bëjë – si ka mundësi të ndodhë ky tmerr, që fqinjët e deridjeshëm, miqtë t’i vrasin e të kryejnë gjenocid, siç ka ndodhur në Srebrenicë. Si është e mundur të ketë relativizim të gjenocidit nga ana e Dritan Abazovic, i cili sikur të ishte atje në kohën e gjenocidit, sot do ta transportonin në varrin e gjashtë masiv, pasi do ta pushkatonin” ka shtuar Canak.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me kishën serbe, të cilës i dha eksterritorialitet objekteve të shenjta të kishës ortodokse malazeze si pronë asaj të Serbisë.

“Kjo praktikisht do të thotë se po krijohet rrjeti i shtëpive të sigurta për agjenturat ruse dhe kriminelëve të tjerë që po sillen në Mal të Zi, që mund të strehohen në manastir nga ku veprojnë në dëm të qytetarëve të Malit të Zi . Pa lënë anash atë që është fshirë disa qindra vite traditë e vjetër e Kishës Ortodokse Malazese dhe me këtë praktikisht po falsifikohet historia e Malit të Zi. Dhe atë e bënë pikërisht atje ku është simboli i kësaj historie, që është manastiri i Cetinës. Unë jam dëshmitar, isha aty” tha Canak.

Canak e mbylli duke thënë se të gjitha ato që tha për Abazovic “janë tepër për një person aq të cektë”.

Kryeministri malazias Dritan Abazovic dhe kabineti i tij qeveritar po ballafaqohet me mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Malit të Zi, me kërkesë të disa partive opozitare, mes tyre edhe partia Unioni Demokratik i Shqiptarëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë