Loading…

Abazović doli me zgjidhje për krizën, thërret në qeveri pro serbët e Frontit Demokratik që pranuan

  • 19/08/2022 | 20:52

Abazović doli me zgjidhje për krizën, thërret në qeveri pro serbët e Frontit Demokratik që pranuan

Koalicioni i ‘Crno na Belo’ e Dritan Abazovic dhe Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi kanë dalë me propozim të ri-formatizimit të qeverisë së Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Abazovic ia  bërë thirrje të gjitha partive malazeze, përjashto ata që thirrën sot mocionin e votëbesimit për qeverinë e tij, partia e presidentit malazias Djukanovic DPS, partisë liberale, socialdemokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Nga partia pro-serbe Fronti Demokratik Andrija Mandic në Kuvend e Malit të Zi që ka rifilluar punën tregoi se kanë marrë propozimin e riformatizimit dhe u pajtua me të duke njoftuar se e mbështesin me 20 deputetët e partisë së tij.

“Ky dokument përmban edhe gjëra që s’na pëlqejnë. Por sa i përket FD’së, deputetët tanë janë të gatshëm dhe munden ta nënshkruajnë menjëherë. Do t’i keni nënshrkimet tona, qëndrojmë fuqishëm rreth marrëveshjes së 30 gushtit”.

Deputeti i partisë Demokrata Momo Koprivica njoftoi se ky dokument, më shumë një pamflet e cilësoi, është i papranueshëm./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë