Loading…

Abazi i prerë: Kurti po synon ‘Republikën e tretë’, Kushtetuta po lihet anash

  • 10/08/2026 | 19:25

Abazi i prerë: Kurti po synon ‘Republikën e tretë’, Kushtetuta po lihet anash

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përcjell Gazeta Metro.


Abazi e ka lidhur qasjen politike të Kurtit me traditën e së majtës politike në Kosovë, duke përmendur në këtë kontekst edhe ish-udhëheqësin komunist Fadil Hoxha.

Ai pretendoi se Kurti po synon një ndryshim të thellë të modelit politik dhe institucional të vendit, ndërsa si dëshmi për këtë e ka përmendur edhe mënyrën e funksionimit të institucioneve aktualisht.

“Ideja është që duhet me shpallë ‘Republikën e tretë’ me një kushtetutë, e cila nuk e përfill procesin politik të krijimit të shtetit të Kosovës, formulimin e shtetit edhe kushtetutës, ju po e shihni, sot kur po flasim unë, ti, nuk ka strukturë e cila është e bazuar në kushtetutë. Sot Kosova është në një anarki të plotë politike pa përfaqësim politik. Kurti ka arritur që ta mbivendos qëndrimin politik mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kushtetuta është eksplicite, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është eksplicit për formimin e institucioneve. Nëse 60 herë e ka propozuar Albulena Haxhiun për me bërë kryetare të parlamentit edhe s’ka arritur me bë se s’i ka pasur numrat sot, nuk po e bën kryetarin e parlamentit edhe pse i ka”, deklaroi Abazi.

Abazi kritikoi edhe zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja, duke argumentuar se udhëzimet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë mbi kalkulimet politike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë