Loading…

AAK’ja ndryshe nga NISMA, s’ka vendosur për grupin parlamentar

  • 20/06/2017 | 15:04

AAK’ja ndryshe nga NISMA, s’ka vendosur për grupin parlamentar

Ndonëse njëri partner i koalicionit të PDK’së, Nisma për Kosovën, bëri të ditur që në Kuvend do të përfaqësohet me grup të veçantë, për këtë çështje akoma nuk ka vendosur partneri tjetër, AAK’ja.


Siç sqaron ish-shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, akoma nuk është vendosur në partinë e tij për këtë çështje, pasi sipas tij, po pritet certifikimi i rezultateve, shkruan gazetametro.net.

‘Sa i përket AAK, nuk kemi marrë qëndrim. Ne po presim certifikimin e rezultateve, dhe pastaj do të ulemi të bisedojmë me koalicionin, dhe do të vendosin se si do të veprojmë’, ka thënë Lekaj për gazetametro.net.

Lekaj ka bërë të ditur se kjo çështje hë për hë as nuk është diskutuar në parti, dhe shton se qëndrimi i Nisma’s nuk përbën problem për koalicionin.

‘Deri më tani nuk e kemi deklaruar dhe nuk kemi vendos në strukturat e partisë. Deklarimi i NISMA’s nuk pengon fare sa i përket bashkëpunimit dhe koalicionit’, ka shtuar Lekaj.

Gjithashtu, anëtari i AAK’së ka përsëritur deklarimet e të parit të partisë së tij, se Haradinaj i ka votat për ta krijuar qeverinë, dhe siç thotë ai, atë do të bëjë në kohën më të shpejtë të mundshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë