Loading…

AAK: Zgjedhjet janë referendum, mos e lëndoni procesin

  • 11/06/2017 | 16:44

AAK: Zgjedhjet janë referendum, mos e lëndoni procesin

Anëtari i AAK-së, Arbër Vllahiu, ka thënë në konferencën e radhës se këto zgjedhje i cilësojnë referendum.


“Votimet e sotme i cilësojmë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime, sepse vota e tyre e përcakton fatin e vendit për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Vllahiu.

Ndërkaq, AAK’ja vlerëson se zgjedhjet deri tani po mbahen në frymë konstruktive dhe sipas normave zgjedhore.

‘Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore’, thuhet në njoftimin e AAK.

 

Po ashtu, AAK bën thirrje që të mos lëndohet procesi zgjedhor.

‘Bëjmë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione’, thuhet aty./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë