Loading…

AAK: Zgjedhjet e jashtëzakonshme po vijnë, Kurti dështoi

  • 20/04/2026 | 19:09

AAK: Zgjedhjet e jashtëzakonshme po vijnë, Kurti dështoi

AAK mbledhi kryesinë për të analizuar situatën politike, duke konstatuar se Kosova po rrëshqet pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kryesisë së AAK-së, dështimi për të gjetur një gjuhë të përbashkët për Presidentin dhe mungesa e një plani të mirëfilltë nga ana e Qeverisë, po e çojnë Kosovën prapë para kutive të votimit.

Në njoftimin e tyre për media, partia e Haradinajt po ashtu hodhi akuza direkte mbi mënyrën se si po udhëhiqet vendi

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë