Loading…

AAK: Shteti nuk bëri asgjë për lirimin e Haradinajt

  • 14/02/2017 | 23:08

AAK: Shteti nuk bëri asgjë për lirimin e Haradinajt

Janë bërë 40 ditë që kur është ndaluar në Francë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me një fletarrest të lëshuar nga autoritetet serbe.


Menjëherë pas këtij ndalimi kishte reagime të shumta nga liderët e vendit.

Madje ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kishte rënë në kontakt të drejtpërdrejtë më zyrtarët francez duke premtuar se Haradinaj shumë shpejt do të lirohet, por që faktikisht kjo nuk ndodhi.

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi institucionet e vendit nuk kanë bërë pothuajse asgjë në lidhje me lirimin dhe kthimin e Haradinajt në vend, transmeton Indeksonline.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria në përgjithësi e kanë bërë minimumin e mundshëm, nuk kemi parë ndonjë angazhim të madh apo së paku ndonjë angazhim që ish dashtë me pas”, ka thënë Gjini.

Gjini shpreson që Haradinaj do të mund të kthehet në Kosovë edhe para datës 2 mars që është parashikuar si datë kur do t’i kumtohet vendimi i trupit gjykues. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë