Loading…

Serbia po përpiqet ta rikthejë mendësinë e Milosheviqit

  • 13/01/2017 | 16:53

Serbia po përpiqet ta rikthejë mendësinë e Milosheviqit

Për AAK-në, fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijimit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.

“Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje ‘ta bëjë drejtësinë’ për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e ‘mendësisë së Millosheviqit’, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së, që ka për kryetar Ramush Haradinajn.

AAK thotë se Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar jurisdiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

“Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në Francë, pasi dje, në ditën e tetë të mbajtjes në arrest, u la i lirë me kusht. Haradinaj u ndalua në Colmar të Francës me një urdhërarrest të Serbisë, të lëshuar në INTERPOL në vitin 2004.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë