Anëtari i kryesisë së AAK’së, Anton Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetes Tanja Fajon e cila ka thënë sot në Prishtinë se ”Për interesa partiake të mos bllokohen proceset dhe liberalizimi i vizave”
Ky është reagimi i tij i plotë:
Është një shprehje e bukur: Ai që nuk e respekton veten nuk ka pse të pres të respektohet nga të tjerët.
Ta zëmë, Tanja Fajon, nuk u jep asnjë këshillë kroatëve se si duhet të sillet Kroacia me Serbinë, ngase e din se do çfarë përgjigje do të merr, ndërsa neve në Kosovë, duke e ditur që këmi humbur çdo respekt për veten, na mbanë ligjerata sikur të ishte një mësuese, e ne fëmijë të kopshtit.
Zonja Fajon, nuk je Ti ajo që na mëson cka është shteti e çka është interesi partiak. Ti je një europarlamentare e shtetit tënd, Sllovenisë, dhe eventualisht përkrahëse e ndonjë lobi në favor të Serbisë. Kaq!, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net