Loading…

AAK pas deklaratave të LDK’së: Jo doemos duhet t’i bashkoheni Qeverisë

  • 27/03/2018 | 23:32

AAK pas deklaratave të LDK’së: Jo doemos duhet t’i bashkoheni Qeverisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha thotë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë punën pavarësisht qëndrimit të Listës Serbe për dalje nga koalicioni në pushtet.


Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK’së të cilët thonë se nuk do t’i bashkohen Qeverisë Haradinaj, Berisha thotë se LDK nuk do të duhej domosdoshmërisht t’i bashkohej këtij ekzekutivi.

“Nuk është këtu kërkesa për të qenë pjesë e qeverisë’, tha Berisha.

“Qëndrimi i tyre ka të bëjë me atë që Qeveria vazhdon punën dhe ata nuk ndjekin ritmin e kërkesave të Listës Serbe’, tha Berisha në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Zëvendësministri Berisha nuk përjashton mundësinë që Lista Serbe t’i rikthehet ekzekutivit, pasi ende nuk ka largim zyrtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë