Loading…

AAK: Nuk kemi marrëveshje paraprake për koalicion me PDK’në

  • 22/04/2017 | 11:13

AAK: Nuk kemi marrëveshje paraprake për koalicion me PDK’në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mohon zërat se ky subjekt ka një marrëveshje me PDK’në për një koalicion paraprak.


Nënkryetari i AAK’së Gazmend Abrashi thotë se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i duhet koalicion paraprak me partitë në pushtet, pasi që sipas tij, çdo ditë e më shumë po gjënë mbështetje nga qytetarët e vendit, të cilët janë të bindur se qëndrimet politike të AAK-së si një opozitë e fortë, janë në përputhje të vazhdueshme me interesat e vendit.

Përtej çdo lloj sondazhi dhe vlerësimit të analistëve, gjendja në terren dëshmon për një rritje drastike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Abrashi thotë se ata hyjnë në këto zgjedhje që të dalin të parët. Pra sipas tij, vetëm në këtë rast do të vendosin se më kë do të bëjnë koalicion, duke u bazuar në përputhshmëritë programore dhe objektivat e përbashkëta për zhvillimin e vendit.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk mund të manipulohen nga askush, as nga shpifjet e as nga konspiracionet e orkestruara. Ne e kemi dëshmuar se jemi të pathyeshëm, sa herë që është në pyetje interesi i vendit, andaj qytetarët e kanë kuptuar se një fitore e jona në radhë të parë do t’i shërbej interesit për fuqizimin e shtetit tonë, të cilin në masë të madhe po e rrezikon koalicioni qeverisës me marrëveshje të dëmshme, me veprime dhe mosveprime”, përfundon ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë