Loading…

AAK: Ndalimi i Haradinajt, politik

  • 09/01/2017 | 16:22

AAK: Ndalimi i Haradinajt, politik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dyshon se ndalimi i liderit të tyre, Ramush Haradinaj, në Francë ka motive të pastra politike.


Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi,  thotë se influencat e ndryshme që bëhen në mes shteteve janë në lëvizje dhe ka mundësi që të ketë ndonjë ndikim edhe të brendshëm nga Kosova.

Sipas tij, ka njerëz të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës.

”Pikërisht këto janë dyshimet për motive politike. Influencat e ndryshme që bëhen në mes shteteve janë në lëvizje dhe ka mundësi që të ketë ndonjë ndikim, edhe të brendshëm në Kosovë, sepse ne kemi njerëz të cilët megjithatë nuk ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë Isufi për Ekonomia Online.

Nënkryetari i Aleancës fajëson dhe institucionet e Kosovës se nuk kanë bërë asgjë për hedhjen poshtë të fletarresteve të Serbisë në Interpol. Ai thotë se kjo është dashur të kushtëzohet me fillimin e dialogut për temat e tjera me Serbinë. “Kosova duhet të sillet si shtet”, thotë mes tjerash Isufi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë